E dhimbshme: Varroset me vello vajza e cila dyshohet se vdiq pas shpërthimit të bombolës së gazit në Bulqizë

15 shkurt 2020 | 23:06

Sot janë varrosur tre anëtarë e familjes Tola nga fshati Ostren i Bulqizës, të cilët dyshohet se humbën jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Sot iu dha lamtumira Rajmondës, Fatjonit, 14 vjeç dhe Rudinës, 22 vjeçe.

Rudina, vajza e familjes, e cila vdiq në këtë tragjedi, ishte e fejuar dhe pritej të martohej në shtator të këtij viti. Pandaj familjarët vendosën që ajo të varrosej e veshur si nuse.

Ndërkohë, 16-vjeçarja Merita që kaloi rrezikun për jetën, ndodhet ende në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe nuk e di tragjedinë që i ka ndodhur në familje.

E mbijetuara e vetme është vajza 16-vjecare Merita Tola dhe kryefamiljari Ylber, i cili ishte në emigrim në Greqi. Ndërsa vajza e madhe e familjes është martuar dhe nuk ndodhej në shtëpinë e prindërve kur ndodhi tragjedia.

Ylberi bënte punë sezonale vajtje-ardhje, ku telefonata e djeshme nga të afërmit ishte më tragjikja në jetën e tij.

“Më morën në telefon më kanë treguar. Unë bissedova një natë më parë me familjen dhe pastaj nuk fola gjithë ditën. Ngroheshim me dru me gaz. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë mbrëmë erdha nga Greqia. Unë dua që të zbardhet sa më shpejt. Fajtoni ishte në klasën e tetë. Unë nuk e di si jam dhe si do jem. Kam ngelur vetëm me dy fëmijë. Dy vdiqën. Dua vetëm të zbardhet, nuk dua asgjë tjetër. Kam gati 20 vite në Greqi. Jam sistemuar me letra. Merresha me bujqësi, krasitje. Kemi lopë në shtëpi por më shumë nga Greqia. Nëse unë nuk do shkoja në emigrim, asgjë nuk do kishim bërë”, u shpreh Ylber Tola.

Fillimisht pati dyshime se janë asfiksuar nga bombola e gazit për gatim, por ekspertët e kanë hedhur poshtë këtë mundësi.

Ata kanë konstatuar bombolën, por ishte me siguresë të mbyllur. Përveç saj, kanë konstatuar një sobë me dru, me të cilën ngroheshin dhe janë ngritur dyshimet se mund të jenë asfiksuar nga tymi i përhapur në dhomë. Pritet që të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes tragjike që tronditi vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Montefiascone të Italisë…