E dinim gabim emrin e moderatorës së njohur zbuloi emrin e saj të vërtetë

25 prill 2021 | 16:38

Të gjithë e njohim si Jona Spahiu, por në të vërtetë moderatorja e njohur shqiptare nuk quhet kështu.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, Spahiu zbuloi se emri i saj i gjatë është Jonida dhe shkurt e quajnë Jona.

Sot merret me biznes dhe është pjesë e televizionit, por a e dinit punën e parë që Jona ka bërë?

“Kam bërë gjëra që shumë e vogël. Ndër të parat përktheja nga anglishtja revistat sportive, kryesisht të boksit, sepse babi im kishte shok Ahmed Golemin, i cili është komentator boksi. Përktheja informacione sportive nga anglishtja”,- tregoi Jona.

Gjithashtu, moderatorja tregoi se nëse do t’i duhej të zhvendosej për të jetuar në një tjetër vend, ajo do të zgjidhte padyshim Nju Jorkun ose asnjë vend tjetër në botë.

Pas lindjes së djalit, Spahiu është rikthyer në super formë dhe përveç ushqimit të shëndetshëm që konsumon, i kushton rëndësi edhe stërvitjes në palestër.

“Kam vënë re që bën shumë palestër, pse e bën aq intensive dhe jo vetëm fokus tek vithet për shembull”, i shkroi një ndjekës.

“Se nuk të bëjnë ‘vetëm’ vithet të ndihesh mirë”, u përgjigj moderatorja.

E dinim gabim!Moderatorja e njohur zbulon emrin e saj të vërtetë

E dinim gabim!Moderatorja e njohur zbulon emrin e saj të vërtetë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e…