E dua Tropojën

03 tetor 2020 | 20:30

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka vizituar vendlindjen e babait të saj, ish-themeluesin e Partisë Demokratike, Azem Hajdarin.

Këtë njoftim e ka bërë vet deputetja Hajdari në profilin e saj në ‘Facebook’, e cila pritet të formojë parti politike, pas largimit të saj nga partia e themeluar nga i ati i saj tashmë i ndjerë, Azem Hajdari.

Postimi i plotë i Hajdarit:

Jo vetëm sepse këtu i kam rrënjët dhe kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha sepse ka njerëz punëtorë e fisnikë dhe një natyrë magjepsëse.

Takuam sot me qindra qytetarë dhe teksa jam plot mirënjohje për mbështetjen, më dhemb kur dëgjoj prej tyre pesimizimin për situatën në të cilën jetojnë i cili nuk është pa arsye.

Bizneset e vogla mezi po mbijetojnë dhe shteti jo vetëm nuk i ndihmon por u con rregullisht taksidarët militantë që duan lekë nën dorë.

Turizmi, i cili duhet të ishte prioriteti i cdo qeverie në një vend me natyrë përrallore, është goditur jo vetëm nga pandemia por edhe nga babëzia e cila ka shkatërruar Valbonën duke e futur lumin në tuba e shkatërruar ekosistemin.

Rinia po emigron dhe qyteti po plaket sepse nuk arrin dot më ti bëjë ata ta imagjinojnë jetën këtu.

Ata që e kanë shkaktuar këtë, të dyja palët, fajësojnë nga mëngjesi deri në darkë njëri tjetrin por askush nuk ofron zgjidhje.

Nuk kanë faj!

Nuk mund të ofrojë zgjidhje kurrsesi kush e ka shkaktuar problemin.

Zgjidhja vjen vetëm nëse e marrim guximin të bashkohemi përtej tyre, së pari për të ndëshkuar babëzinë e mbi të gjitha për t’ia rikthyer shtetin qytetarëve.

Kjo po ndodh ndaj edhe ka shpresë ?

Faleminderit Tropoja ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është në ditën e shtatë,…