E duan krejt, por aspak drejt

26 janar 2021 | 19:12

Shkruan: Petrit E. Hajdari

Parullat e sloganet politike, ndonëse nuk tregojnë asgjë për votuesit, tregojnë shumë për partitë që i përzgjedhin. Tregojnë mendësi e tendencë.

Slogani i përzgjedhur, është fyerje publike për inteligjencën e qytetarit: sikur njerëzit këtu të mos e dinë ç’domethënë “krejt”. Ajo është simbolikë totalitare, e kapjes në emër të ç’kapjes.

Në anën tjetër, e ashtuquajtura “pasardhëse e Rugovës” e ka harruar faktin që autoritarizmi dhe bekimi për të s’ka qenë kurrë mesazh i asnjë politikani normal në Kosovë, e as i atij pasardhëse e të cilit ajo pretendon të jetë.

Por, qytetari e lexon gënjeshtrën. Është e qartë kristal që liderët që nuk dinë ta lexojnë historinë pa vetveten, përfundojnë në koshin e historisë, e jo në majat e saj.

Rimëkëmbja është alternativë, sepse nuk synon të rrënojë balancat demokratike të pushtetit, por të qeverisë me nder e me bashkëpunim.

Pa përjashtime. Pa përçarje. Pa inate meskine.

PDK-ja nuk do të donte të ishte alternativa e vetme, por është goxha e qartë që jemi të pakonkurueshëm në qëndrime. Prandaj, po përpiqen ta rrëzojnë PDK-në me populizëm.

Kot e kanë. Populli i Kosovës do të rimëkëmbet.

#Rimëkëmbje

#HoxhajKryeministër

#petrithajdari70

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferhan Hasani është goditja e Partizanit në merkato. Klubi kishte…