E gatshme të bashkëpunojë me Dua Lipën? Rita Ora flet për herë të parë: Kur fillova karrierën isha e vetme

07 shtator 2022 | 11:22

Raporti i Dua Lipës dhe Rita Orës është përfolur shpesh në media dhe thuhet se ka një zënkë mes tyre. Teksa suksesi i tyre po rritet çdo ditë në tregun muzikor botëror, fansat shqiptarë kanë dëshirë që t’i shohin në një bashkëpunim.

Rita Ora ka mbajtur sot një konferencë për shtyp pak orë para koncertit që do të mbajë në sheshin “Skënderbej”. Gjatë fjalës së saj, këngëtarja e famshme foli edhe për raportet e saj me këngëtaret e tjera shqiptare.

Ora foli për herë të parë në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi mes saj dhe Dua Lipës. Konkretisht këngëtarja u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera që kanë korrur sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Në përgjigjen e saj Rita Ora e buzëqeshur përmendi fillimisht hapat e parë të karrierës së sa, e cila nisi rreth një dekadë më parë. Këngëtarja tha se ndihet shumë me fat dhe e lumtur që vendi jonë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë. Sa i përket bashkëpunimit, Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhu, duke shtuar se kur të vijë kjo kohë ajo është “gati.”

“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita Ora

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës tashmë është me bazë të re në…