E gërgasin: Burrin e more për para, u jep një përgjigje të prerë

16 shtator 2020 | 08:40

Një grua që u martua me një burrë me nevoja të veçanta me një sëmundje neuromuskulare u është përgjigjur atyre që postuan komente mizore në fotografitë e saj të dasmës duke thënë se dhëndri duhet të ketë para dhe se marrëdhënia e tyre është “një shaka”.

Sipas mediave të huaja, Shane Burcaw, 27 vjeç dhe Hannah Aylward, 24 vjeçe, kanë fituar vëmendjen ndërkombëtare për hedhjen dritë mbi marrëdhëniet e tyre, duke ndarë historinë e tyre dhe detajet e jetës së tyre së bashku në mediat sociale, përfshirë kanalin e tyre të njohur ‘Squirmy and Grubs’ në YouTube.

Në fillim të këtij muaji, çifti nga Minesota i thanë njëri-tjetrit ‘Po’ në një ceremoni private në oborrin e shtëpisë së tyre.

Por kur Hannah ndau me krenari fotot nga rasti i lumtur, disa komentues u treguan të shpejtë, duke shkruar që martesa e tyre nuk mund të ishte e vërtetë dhe duke e akuzuar Hannah-n se “e bëri për para”.

Disa nga komentet nuk ishin aq të këndshme dhe më 11 shtator, Hannah bëri një post vijues duke u përgjigjur atyre.

“A është ai i pasur?”, thuhej në një nga komentet, ndërsa një tjetër kishte vendosur një shenjë të dollarit.

Hannah u ishte përgjigjur kritikëve. “Komente si këto vetëm na inkurajojnë të vazhdojmë! Ne jemi aq mirënjohës për të gjithë njerëzit që historia jonë ka arritur të shihet nga ta në një mënyrë pozitive”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur…