E guximshmja, “Epoka e re”, urime ditëlindjen e 20-të!

26 janar 2020 | 20:14

Burim Etemaj, ish-kryeredaktor i “Epokës së re”: E guximshmja, “Epoka e re”, urime ditëlindjen e 20-të! Në këtë gazetë, si shumë vajza dhe djem të ri, që u bënë emra të njohur të gazetarisë në Kosovë, kisha fatin edhe unë ta mësoj ABC-në e gazetarisë dhe të rritem profesionalisht. Në këtë 20-vjetor, si ish-kryeredaktor, uroj nga zemra që “Epoka e re” mos të ndalet kurrë në misionin e shenjtë: informimin e drejtë, të saktë, por dhe të guximshëm. Një urim i veçantë shkon për botuesin, Muhamet Mavraj, drejtorin Sadik Zeqiri, kryeredaktorin aktual, Mal Qorraj, redaktorin teknik, Shkëmbim Krasniqi, gazetarët, si dhe gjithsesi për lexuesit besnikë të “Epokës së re”. Suksese të pafundme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si dhe më…