E hëna është ditë zie në Komunën e Rahovecit

26 korrik 2019 | 22:16

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka shpallur të hënën ditë zi në Komunën e Rahovecit.

Kjo pas aksidentit ku mbetën të vdekur tre persona dhe tre të tjerë të lënduar.

Njoftimi i plotë i Latifit:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në përputhje me kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rahovec!

Me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana…