E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë

04 dhjetor 2020 | 08:58

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka qenë temë diskutimi punësimi i djalit të deputetit Haxhi Shala në momentin kur është votuar qeveria Hoti.

“Për besë nuk e kam ditur. E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë. Nuk e di a ka qenë i madh apo i vogël”, tha ai.

Ai tutje thotë se ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, nuk e ka ditur për emërimin e tij.

“Nuk është konsultuar ministrja për këtë vendim, por ka qenë emërim politik. Këtë mund ta themi qartë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka dy mjekë ligjorë që po marrin pjesë në…