E kanë seriozisht/ Policia e Kosovës dënon edhe pjesëtarin e saj pas tejkalimit në vijë të plotë

14 qershor 2021 | 19:26

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, pas publikimit në medie të pamjeve kur një veturë e Policisë tejkalon veturën tjetër në vijë të plotë, ajo ka shqiptuar dënim edhe për pjesëtarin e kësaj force.

Pas publikimit nëpër medie të shumë shkeljeve në trafik, Policia e Kosovës ka proceduar gjoba për shumë pjesëtarë në trafik. E njëri prej shkelësve ka qenë pjesëtar i PK-së, por kjo nuk e ka shpëtuar atë nga dënimi.

Policia e Kosovës ka treguar se gjoba i është vënë edhe policit i cili bëri tejkalim në vijë të plotë.

“Respektimi i ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor duhet të bëhet nga të gjithë, për sigurinë e të gjithëve. Në vazhdën e bashkëpunimit efikas me qytetarë dhe media, Policia e Kosovës pas raportimeve dhe publikimeve të vazhdueshme po shqipton gjoba pa dallim ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Policia.

Tutje thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për sigurinë në trafik.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë në trafik dhe natyrisht ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore, pa përjashtuar edhe zyrtarët policor, ku ndaj të cilëve përveç gjobave për kundërvajtje iniciohen edhe procedura disiplinore”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas dioptrisë së Beogradit, nëse Prishtina zyrtare nuk i përmbush…