E kërkojnë tre shtete/ Hacker-i shqiptar i Bitcoin vodhi 500 mijë euro

24 dhjetor 2020 | 01:01

Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ekip ndërkombëtar hetimi për zbulimin e një rrjeti mashtruesish kompjuterikë që sipas të dhënave të deleguara nga drejtësia austriake është faktuar se kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro.

Burime të besueshme pranë Prokurorisë thonë se në këtë skemë ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar i moshës 28 vjeç, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet.

Hetuesit po kërkojnë hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe se ai ka rol për pagimin e domainëve, website dhe infrastrukturës së IT.

Mësohet se të huajt njoftojnë Prokurorinë se këto dy faqe interneti që prezantohen si cripto markete, përmes një përfaqësimi on line rrëmbëjnë besimin e viktimave të tyre duke ju premtuar tregti me aksionet dhe valutat e kriptuara.

Sapo shënjestra regjistrohej në platforme duke dhënë identitetin dhe numrin e telefonit, autorët e kontaktojnë qytetarin duke i sugjeruar investim në sasi të vogla me premtimin se ndërmjetësi do realizojë një investim të madh të valutave.

Qëllimi i grumbullimit te të dhënave sipas asaj që është faktuar deri më tani është se përdoruesit këmbejnë monedha të kriptuara si bitcoin dhe se pas çdo shkëmbimi atij i premtohen shuma më të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë veton mbi Aktin kritik…