E konfirmon Haradinaj, kunati i Albulena Haxhiut pjesë e listës së AAK-së

01 dhjetor 2025 | 19:26

Dardan Krasniqi, kunati i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e ka konfirmuar Daut Haradinaj.

Ai gjithashtu e ka rikonfirmuar edhe informacionin që ka qarkulluar gjatë ditës, se edhe Agim Çeku tashmë është pjesë e listës së këtij subjekti politik.

“Agim Çeku është në shtëpinë e vet, është ish-kryeministër i Aleancës, është lajm i madh dhe po, është lajm i vërtetë. Do të jenë edhe shumë lajme të tjera në 2-3 ditët e ardhshme. Edhe Dardan Krasniqi do të jetë në listën e AAK-së”, deklaroi Haradinaj në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka konfirmuar se…