E konfirmon ndërmjetësi nga Katari: Bisedimet ShBA-Iran kanë nisur

21 qershor 2026 | 14:44

Ndërmjetësi nga Katari ka konfirmuar se bisedimet mes ShBA-së dhe Iranit në Zvicër kanë nisur, sipas AFP-së.

Bisedimet mes Iranit dhe ShBA-së, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme, janë përballur me vështirësi, përfshirë edhe vendimin e Iranit për të mbajtur të mbyllur Ngushticën e Hormuzit në shenjë proteste për mosndalimin e luftimeve në Liban, raporton The Guardian.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i cili kryeson delegacionin amerikan, ka deklaruar më herët se po e zgjeron agjendën, e cila fillimisht ishte përqendruar në hapjen e ngushticës, heqjen e sanksioneve amerikane ndaj eksporteve iraniane të naftës dhe zhbllokimin e aseteve iraniane të mbajtura jashtë vendit.

Delegacioni iranian udhëhiqet nga Mohammad Bagher Ghalibaf, ndërsa prania e zëvendësministrit të naftës dhe guvernatorit të Bankës Qendrore të Iranit tregon se Teherani synon të fokusohet në kushtet për heqjen e sanksioneve.

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka bërë me dije se delegacionet e ShBA-së dhe Iranit, si dhe ndërmjetës nga Pakistani dhe Katari, janë të pranishëm në një resort luksoz në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur…