E la frigoriferin pa energji, “hodhi në erë” punën 25-vjeçare dhe bëri dëm një milion dollarë

29 qershor 2023 | 09:11

Për shkak të një zhurme të bezdisshme që vinte nga një frigorifer, një pastrues në Institutin Politeknik Rensselaer në Troy të ShBA-së, vendosi të fikte pajisjen duke shkaktuar dëm në një milion dollarë. Brenda ngrirësit ishin ruajtur mikroorganizmat e një pune kërkimore 25-vjeçare mbi fotosintezën.

Në shtator 2020, burri po pastronte laboratorin, por i mërzitur nga zhurma e vazhdueshme e shkaktuar nga ngrirësi, ai vendosi ta fikte atë. Kjo e solli temperaturën e frigoriferit nga -80° në -30°  dhe shkatërroi plotësisht materialin brenda. Dëmet e vlerësuara janë rreth një milion dollarë, të kërkuara si kompensim nga punonjësi i Daigle Cleaning Services, pas ankesës në Gjykatën e Lartë të Nju-Jorkut.

Avokati i universitetit për “Times Union”, komentoi ashpër duke u shprehu se “sjellja dhe neglizhenca e njerëzve fshinë 25 vite kërkime”.

“Burri thjesht donte të çaktivizonte sinjalin e pakëndshëm akustik, pavarësisht se në derën e ngrirësit ishte shpjeguar se çfarë e shkaktonte zhurmën dhe të gjitha udhëzimet se si ta heshte”. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ia…