E lënduara nga rënia e çatisë së Komunës është motra e deputetes së VV-së

18 janar 2024 | 20:51

Vajza e cila u lëndua sot si pasojë e rënies së një pjese të çatisë së Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” është motra e deputetes së Vetëvendosjes Fjolla Ujkani, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

Nga Emergjenca për Reporteri.net thanë se e lënduara, është jashtë rrezikut për jetën.

Kështu ka bërë të ditur, shefi i Emergjencës, Naser Syla.

“Po kryhen ekzaminimet. Gjendja e saj momentalisht është stabile”, tha shkurtimisht Syla për Reporteri.net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në një intervistë për Debat Plus,…