E mbani, por mos e mbani më shishen me ujë në makinë, ja pse
01 korrik 2022
| 08:27
Në ditët e verës, të gjithë ju që keni makinë, sigurisht e mbani një shishe ujë për t’u hidratuar. Nëse e keni bërë deri tani, mos e bëni më nëse shishja e ujit është plastike.
Ajo që ju duhet të dini është se shishet plastike kanë kimikate. Duke u ekspozuar në diell, ato i çlirojnë. Më pas, kimikatet e çliruara futen në ujin që ju pini. Mikroorganizmat sjellin probleme në shëndetin tuaj.
Për këtë arsye sugjerohet që uji të mos mbahet asnjëherë në makinë dhe të mos ekspozohet në diell.



