E nxorën jashtë qendrës tregtare se “ishte shumë seksi”

24 gusht 2021 | 12:02

Një influencuese ka mbetur e shokuar kur e kanë larguar nga një qendër tregtare në Dubai. Emmy Russ nga Hamburgu i Gjermanisë ka pohuar se e kanë larguar nga aty vetë se “ishte shumë seksi”.

22-vjeçarja tregoi se po bënte “shopping” kur rojet e sigurisë u përballën me të dhe i thanë se veshja e saj ishte e papërshtatshme.

Ylli i reality show-t, e cila ka 186 mijë ndjekës në “Instagram” thuhet se ishte e veshur me një fund shumë të shkurtër dhe një bluzë që i ekspozonte më shumë seç duhej.

Russ ishte veshur mjaft hollë për shkak të temperaturave të larta, por u përball me një të papritur pikërisht te qendra tregtare.

“Papritur një punonjës i sigurisë doli pa frymë dhe më tha që isha shumë seksi dhe nuk mund të ecja kështu. Ata më kërcënuan se do të sillnin policinë. Më nxorën jashtë dhe mora një paralajmërim me shkrim”, shkruante e reja në “Instagram”-in e saj.

Ndërkohë në paralajmërimin me shkrim, që ishte një kartë e zezë, shkruhej: “Ju lutem vishni rroba respektuese”. Si pasojë, 22-vjeçarja ka blerë një bluzë të gjatë jashtë që ta vishte e të niste “shopping” në qendrën tregtare.

E nxorën jashtë qendrës tregtare se “ishte shumëE nxorën jashtë qendrës tregtare se “ishte shumëE nxorën jashtë qendrës tregtare se “ishte shumëE nxorën jashtë qendrës tregtare se “ishte shumë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 00:05, policia në një pikë kontrolli gjatë…