E pabesueshme, por e vërtetë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

18 mars 2026 | 12:19

Një zhvillim i papritur ka tronditur botën e futbollit afrikan, pasi Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka marrë një vendim befasues lidhur me finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Sipas vendimit zyrtar, Maroku është shpallur fitues i turneut me rezultat zyrtar 3-0, pasi është anuluar fitorja fillestare e Senegali.

Ky vendim vjen pas një incidenti të ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes, kur një penallti iu akordua Marokut. Në shenjë kundërshtimi, skuadra e Senegalit raportohet se ka braktisur fushën për më shumë se 10 minuta, çka sipas rregulloreve disiplinore konsiderohet shkelje serioze.

Pas shqyrtimit të rastit, CAF vendosi që ndeshja të regjistrohet si humbje në tavolinë për Senegalin 0-3, duke i dhënë kështu titullin Marokut.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta dhe pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në futbollin afrikan në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka njoftuar se Alban Dragusha është emëruar trajneri…