E papritur në gjyqin e Johnny Depp, fansja shpërthen ndaj aktorit: Ky është fëmija yt

24 maj 2022 | 15:43

Një grua pretendoi se aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp, është babai i fëmijës së saj, në një paraqitje të papritur dhe tronditëse gjatë ditës së njëzet e një të gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard. Megjithatë, e gjithë ngjarja duket se nuk ka qenë gjë tjetër veçse një shaka.

Momenti ka ndodhur teksa gjykata ishte në prag të shtyrjes për pushimin e rregullt të mëngjesit. Kamerat ishin fikur dhe kështu nuk e kapën momentin, por gazetarët dhe fotografët ishin ende në sallën e gjyqit dhe u bënë dëshmitarë të asaj që ndodhi

“Papritur, kjo grua … ngrihet në pjesën e pasme të sallës së gjyqit me fëmijën e saj dhe thotë “Johnny të dua, shpirtrat tanë janë të lidhur”, -rrëfeu Angenette Levy, gazetare, duke shtuar se Depp iu drejtua gruas përpara se gjërat të bëheshin edhe më të çmendura. “Ajo e mbajti fëmijën dhe tha: “Ky fëmijë është i yti”, tha Levy. Gruaja më pas u nxor menjëherë nga gjykata.

“A po priste ajo me fëmijën në orën 1 për të hyrë në sallën e gjyqit? Nëse është kështu, kjo është një çështje më e madhe, “tha Weber, duke iu referuar faktit se individëve që përpiqen të hyjnë në gjyq u është dashur të presin orë të tëra përpara se të zhvillohen procedurat e çdo dite për të siguruar një vend në Gjykatë.

Në videon e ‘Law & Crime’, gruaja që bëri deklaratën mund të shihet larg në sfond me karrocën e saj të fëmijës duke folur me dikë, me sa duket për incidentin. Gruaja më vonë tha se e gjithë kjo ishte një farsë. Ajo tha se e diskutoi skenën e saj të planifikuar me bashkëshortin e saj. “Ata menduan se ishte një shaka dhe menduan se do të ishte qesharake. Johnny Depp nuk ka një fëmijë të tretë”, tha Levy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka porositur 40.000 vaksina të kompanisë “Bavarian Nordic” për…