“E premtja e zezë”, prejardhja dhe praktikimi në vendin tonë

22 nëntor 2019 | 16:03

“E Premtja e Zezë” identifikon ditën pas festës së Falenderimeve në SHBA, kur dyqanet ofrojnë çmime promocionale dhe oferta speciale.

Për të parën herë, “E Premtja e Zezë” u përdor në Filadelfia (1950) për të përshkruar numrin e lartë të blerësve dhe trafikun e automjeteve, që shpesh herë shoqëroheshin me aksidente rrugore. Pretendohet gjithashtu se termi vjen edhe nga llogaritë e biznesit, humbjet regjistroheshin asokohe në ngjyrë të kuqe dhe fitimet në ngjyrë të zezë.

Po tek ne?

Kjo traditë duket se po praktikohet prej disa vitesh edhe në vendin tonë, kryesisht në kryeqytet. “E Premtja e Zezë” tërheq vëmendjen e konsumatorëve shqiptarë për shkak të uljeve të çmimeve në kategorinë e veshjeve, elektroshtëpiakeve dhe lodrave për fëmijë.

Në shumë dyqane, uljet, që arrijnë deri në 50%-70%, joshin shumë konsumatorë, pavarësisht se këto të fundit janë shprehur ngahera se ofertat në dukje nuk përputhen me zbritjen reale të produkteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë në afërsi të rrethrrotullimi të “TEG”-ut,…