
E quajmë jetë
17 shtator 2020
| 12:22
Kur na rritët pse nuk na e thatë?
Që të duash është më i madhi mëkat.
Të na përgatisnit në fëmijëri,
Se nuk ka diçka të quajtur dashuri!
Si na mashtruat,
E na bëtë të brishtë?
Në këtë ferr ku të mirët
Etiketohen me gisht.
Edhe po mbajte krenari edhe po mblodhe guxim,
Në këtë botë u dashka të paguash një çmim.
Edhe për të dhënë, e sidomos për të marrë
Do të kesh gjithmonë një faturë për të larë.
Po u bëre naive e besove pak
Të zvarrisin deri në gjak.
Me patjetër të bëjnë të flesh duke qarë,
Nuk të vrasin, akoma më keq, të lënë të gjallë.
Është luftë për mbijetesë,
Tjetër emër s’mund të ketë
Por për ironinë e fatit,
Ne po e quajmë jetë!
Anduenë Bajqinofci