E quajti “i dashuri më pak intelegjent”, Meriton Mjekiqi i përgjigjet Ilnisa Agollit

20 tetor 2025 | 11:59

Moderatori, Meriton Mjekiqi, ka reaguar pas deklaratës së ish-partneres së tij, gazetares Ilnisa Agolli, e cila pak javë më parë në një intervistë televizive e quajti “i dashuri më pak inteligjent”.

Në premierën e filmit të ri shqiptar ADN, ku Meriton është pjesë e kastit aktorial, ai u pyet nga Prive By Liberta Spahiu për reagimin ndaj komenteve që u bënë virale në rrjetet sociale.

“S’e kam dëgjuar këtë, madje nuk e di a ekziston një deklaratë e tillë”, – u përgjigj ai me qetësi.

Moderatori shtoi gjithashtu se nuk do të kishte asnjë problem ta takonte Ilnisën, nëse ajo do të ishte e pranishme në premierë.

“Nëse do ishte këtu, do e kisha përshëndetur. Unë i përshëndes të gjitha ish-të dashurat”, – tha Meriton me humor.

Ndërkohë, filmi ADN, në të cilin Mjekiqi interpreton një nga rolet kryesore, është pritur ngrohtë nga publiku dhe ka marrë reagime pozitive vetëm pak ditë pas shfaqjes në kinema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Mehmeti Tetori është muaji i librit dhe i leximit…