E refuzonin që kishte probleme në të folur, Mr. Bean sot milioner

18 shtator 2020 | 07:44

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si Mr. Bean, ka një biografi tejet interesante. Ai kishte çrregullim shëndetësor dhe ishte refuzuar disa herë që ai të aktronte në filma.

Mr. Bean lindi më 6 janar 1955 në një familje të varfër dhe kishte një çrregullim serioz të të folurit. Edhe pse kishte probleme shëndetësore, Atkinson u pranua në Universitetin e Oxford, duke pasur një angazhim të madh e duke kaluar çdo barrierë që kishte përpara e jo vetëm problemet shëndetësore. Ai iu bashkëngjit klubit të komedisë së këtij universiteti, mirëpo nuk doli edhe aq mirë si aktor pasi problem i bënin çrregullimet e të folurit.

Atkinson, edhe pse nuk kishte sukses në universitet si aktor, ai vendosi që të mos dorëzohej dhe vendimi i tij ishte që ta vazhdonte aktrimin pa marrë parasysh refuzimin që i ishte bërë nga televizionet dhe kompanitë. Arsyeja e refuzimit të tyre ishte problemi shëndetësor me të folur. Mr. Bean belbëzonte vazhdimisht dhe i sillte jo pak probleme.

Mirëpo edhe përkundër kësaj, aktori tanimë i dashur për publikun botëror, nuk u dorëzua pasi që kishte zbuluar se kurdo që aktronte ,belbëzimi i tij largohej.

Edhe pse u zbulua se si të hiqej problemi shëndetësor që e kishte, Mr. Bean vazhdoi të refuzohej, tani arsyeja ishte se nuk kishte fytyrë ‘të përshtatshme’ për ekranet televizive.

Pas tërë këtyre barrierave, Rowan Atkinson nuk u dorëzua dhe filloi shoun e quajtur ‘Mr. Bean’, ku pa fjalë dhe vetëm me lëvizje ai i bërë të qesh një botë të tërë.

Sot ai është një nga fytyrat më të njohura në botë dhe ka një pasuri rreth 150 milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijuesi i videove Fitim Sopjani ka realizuar një videoanimacion nga…