Janjeva shndërrohet në vend lufte për “Counter-Strike”

18 shtator 2020 | 07:40

Krijuesi i videove Fitim Sopjani ka realizuar një videoanimacion nga Janjeva e Lipjanit. Ai e ka bërë të duket si reale lojën “Counter-Strike”, ku edhe shpesh ky vend është përmendur për ngjashmërinë me vendin e njohur Cs Italy që gjendet në këtë lojë.

Videolojëra “Counter Strike” ishte dhe vazhdon të mbetet një nga videolojërat më të luajtura nga të rinjtë në internet.

Në “Counter Strike” ka edhe hapësira në të cilën zhvillohet loja. Njëra nga vendet më të njohura është edhe Cs Italy. E lidhur me këtë është komentuar në rrjetet sociale se një pjesë e fshatit Janjevë ka ngjashmëri të njëjtë me vendin e lojës.

Vendet janë thuajse të ngjashme, ku të dy kanë dy rrugica të ngushta dhe në fund të tyre shihet edhe kisha.

Ndërkaq krijuesi i videove Fitim Sopjani ka realizuar një animacion në Janjevë, ku shihen pamje të “luftës” si në “Counter Strike”.

“Counter Strike në jetën reale. Mapi cs_ital”, ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë video e krijuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës edhe sot vazhdon seancën plenare. Seanca do…