E rrahën tifozët e Nices, Boga kërkon rikthimin në Serinë A
Sulmuesi anësor Jeremie Boga thuhet se ka kërkuar të largohet nga Nice pas një incidenti të ndodhur javën e kaluar, ku ai dhe disa lojtarë u rrahën nga tifozët pas një humbje nga Lorient.
Sipas gazetarit, Nicolo Schira, sulmuesi i krahut të majtë, Jeremie Boga, dëshiron të largohet nga klubi në afatin kalimtar dimëror.
28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka kontaktuar klubin dhe ka kërkuar të shitet në janar të vitit 2026. Nice tashmë ua ka ofruar Jeremyn tre klubeve të Serisë A.
Boga u bashkua me klubin në korrik 2023, duke u transferuar nga Atalanta për 17.5 milionë euro.
Më parë, ai i përkiste Sassuolos dhe Chelsea, por luajti vetëm 18 minuta për ekipin e parë të londinezëve.
Këtë sezon, Boga ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 20 paraqitje me klubin, por situata e krijuar javën e kaluar e ka bindur lojtarin të largohet nga Franca.



