E rrallë: Gjuetari vritet me armë nga qeni?!

28 nëntor 18:19

Një 32-vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa ishte në gjueti në rrafshnaltën Kizlan në Turqi.

Mediat në Turqi raportojnë se Ozgur Gevrekoglu ishte gati të kthehej në banesën e tij dhe po fuste armët në makinë, kur në një moment qeni ngjitet në makinë dhe putra e tij shkel këmbëzën e armës, e cila ishte e mbushur. Për fat të keq, 32-vjeçari u qëllua dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Ozgur Gevrekoglu ishte bërë baba vetëm dhjetë ditë më parë.

Megjithatë, në disa media të tjera lokale janë hedhur dyshime se pretendimet e “qenit vrasës” mund të jenë thjesht një mbulim që po tentohet t’i bëhet ngjarjes, e cila mund të ketë qenë e qëllimshme dhe mund të ketë autor.

Aktualisht, për këtë ngjarje janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ishte nisur…