E thotë legjenda kroate, Luka Modriq do të rikthehet te Real Madridi

17 qershor 2026 | 13:27

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Davor Suker, ka deklaruar se beson se Luka Modriq do të rikthehet këtë verë te klubi madrilen, megjithëse nuk ka zbuluar se në çfarë roli.

Sipas tij, diçka do të ndodhë pas përfundimit të Kupës së Botës dhe kroati do të jetë sërish pjesë e Real Madridit.

Modriq, 40 vjeç, ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor dhe pas Botërorit mund t’i japë fund karrierës si futbollist, megjithatë, sipas Sukerit, rikthimi i tij në “Santiago Bernabeu” është pothuajse i sigurt, qoftë në fushë apo në një rol tjetër brenda klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka sekuestruar mbi 3 mijë artikuj tekstil…