Dogana konfiskon rroba të falsifikuara në Prishtinë, vlera e tyre mbi 81 mijë euro
17 qershor 2026
| 13:18
Dogana e Kosovës ka sekuestruar mbi 3 mijë artikuj tekstil të markave të ndryshme të falsifikuar në Prishtinë.
Në njoftimin e Doganës është bërë me dije se mallrat janë sekuestruar dhe të njëjtit janë dërguar në depo të sigurt doganore.
Vlera e mallrave të sekuestruara, sipas Doganës arrin në 81.677.46 euro, kurse detyrimet e llogaritura doganore dhe tatimore arrijnë në mbi 24 mijë euro.



