E tmerrshme: Prishtinasi e sulmon seksualisht motrën e mitur

16 qershor 2020 | 10:02

Policia e Kosovë njofton se dje në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar për ngacmim seksual ndaj motrës së tij të mitur.

Sipas policisë, i njëjti ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

E mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër Kosovar, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën se në…