E vdekura për së gjalli

11 maj 2020 | 10:44

Pol Elyar

 

Në hidhërimin tim asgjë s’ndryshon

Po pres, por e di që askush s’do të vijë

As ditën e as natën

As ajo që ishte “unë”

 

Sytë e mi u ndanë nga sytë e tu

Ata e humbën besimin, dritën

Goja ime u nda nga goja jote

Goja ime u nda nga kënaqësia

Nga kuptimi i dashurisë, kuptimi i jetës

 

Duart e mia u ndanë nga duart e tua

Duart e mia lënë të shkasi gjithçka

Këmbët e mia u ndanë nga këmbët e tua

Ato s’do të lëvizin më, s’do të kenë ku të shkojnë

Ato do ta harrojmë peshën time

 

Jeta ime do të përfundoj me tënden

Jeta ime varet pafundësisht nga ty

Dhe e ardhmja, shpresa e vetme është varri

I ngjashëm me tëndin,

I rrethuar nga njerëz mospërfillës

Kam qenë pranë teje,

Kam ftohtë me të tjerët.

 

Pol Elyari (1894-1952) është një nga poetët bashkëkohorë francezë më të mëdhenj e më të njohur brenda dhe jashtë vendit të vet. Lindi në vitin 1894 dhe vdiq në vitin 1952. Mes jetës dhe krijimtarisë së këtij poeti ka një përkim të ndjeshëm. Evoluimi artistik i Elyarit është në përputhje të plotë me evoluimin e bindjeve ideore dhe angazhimeve shoqërore të tij. Poezia e Elyarit shërben si rast i mirë për ta parë vendin e veçantë që zë ai në poezinë bashkëkohore.

(Shqipëroi: Roland Çipa. Marrë nga revista “Akademia”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me…