E vërteta për UÇK-në

22 qershor 2025 | 10:37

Nga Rrustem Mustafa ‘Remi’

Gjykata Speciale duhet t’përfundoj procedurat mbi gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar është i gatshëm  për angazhime të reja racionale dhe zhvillimore…

UÇK duke fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku Ruso-Serb dhe ai i lindjes…

Veçantia e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves, ishte fuzionimi i UÇK-së  dhe NATO-s përkundër kritikëve të kësaj aleance nga vende të fuqishme pro-ruse e antishqiptare.

Këto dy fuqi, UÇK e vogël e në kërkim të lirisë, NATO e madhe e në shërbim të demokracisë, me objektiva të ngjashme, e nje partneritet me shumë të panjohura, paralizuan forcat e errëta e të dirigjuara nga Kremlini që nuk kurseheshin në investimet e tyre kundrejt lirisë së Kosovës.

Periudha pas çlirimit, poashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves.

Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me angazhim aq fisnik.

Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.

Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë  si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë “bllokut të së keqës” dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën…

“Dy duar për kokën, koka për atdheun.” – Hasan Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë…