E zë dheu, vdes një person në një fshat të Skenderajt

11 qershor 2019 | 10:56

Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në fshatin Kopiliq të Epërm të Skenderajt. Njëri nga ta ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune ambasadorin e…