Ecje simbolike në Deçan me moton ‘Hapave të Sadriut dhe Azemit’

16 korrik 2025 | 17:24

Sot u zhvillua një ngjarje e veçantë dhe prekëse, një ecje simbolike nën moton “Hapave të Sadriut dhe Azemit”, që përcolli një mesazh të fuqishëm dashurie, kujdesi dhe përkushtimi prindëror.

Në qendër të kësaj ecjeje ishte historia e veçantë e një babai, Sadriu, i cili çdo ditë ecën përkrah dhe për djalin e tij, Azemin, një të ri me sindromën Down. Kjo ecje ishte më shumë se simbolike ishte një pasqyrim i përditshmërisë së shumë prindërve që me dashuri të pakusht pa ndalesë qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre, pavarësisht çdo sfide.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, përfaqësues të institucioneve lokale, qytetarë e familjarë, të cilët me praninë e tyre dhanë mbështetje dhe mirënjohje për këtë shembull frymëzues.

“Hapave të Sadriut dhe Azemit” nuk ishte thjesht një ecje ishte një thirrje për më shumë mirëkuptim, dashuri dhe përfshirje të plotë të personave me nevoja të veçanta në jetën tonë të përditshme.

Respekt për çdo prind që ecën çdo ditë me dashuri për fëmijën e tij!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Agim ZOGAJ Trillimi primitiv e Dick Martyt Bazë…