Edhe 12 persona nga Malisheva janë testuar për Covid 19, sot u dalin rezultatet

26 mars 2020 | 14:34

Mbi 10 persona në Komunën e Malishevës janë testuar sot nën dyshimet se janë të infektuar me koronavirus. Deri tani nga kjo komunë janë konfirmuar 25 raste.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka thënë se gjendja atje është e qetë, derisa për rastet në këtë komunë ka thënë se janë raste të kontaktit.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e të gjithë të infektuarve nga kjo komunë është e mirë.

“Gjendja është e qetë në përgjithësi. I kemi 25 raste në komunë, bashkë me ato që u konfirmuan mbrëmë. Gjendja e të gjithëve është e mirë. Raste të reja të dyshuara kemi. Janë diku 12-13 persona që janë testuar sot e tash jemi në pritje të rezultateve. Probleme me furnizim me ushqim e barna s’kemi. Na kanë furnizuar shumë kompani me pako ushqimore e higjienike. Edhe Ministria e Shëndetësisë dy herë na ka furnizuar me mjete mbrojtëse”, ka thënë Begaj për “Express”.

Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka publikuar në llogarinë e…