Edhe 500 mijë euro për gjashtë komunat përfituese të projektit ‘Komuna për të rinjtë’

27 qershor 2023 | 13:18

Edhe gjysmë milioni euro kanë përfituar gjashtë komunat nga projekti “Komunat për të rinjtë”

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se në grantin 2.7 milionë eurosh kanë përfituar komunat: Peja, Podujeva, Shtimja, Fushë Kosova, Gjakova dhe Graçanica.

Ky grant është i financuar nga qeveria japoneze, i administruar nga Banka Botërore dhe i cili implementohet nga MAPL.

“Të rinjët nga grupet e margjinalizuara do të përfitojnë direkt grante të financuara për inciativat të cilat burojnë nga vetë ata, po ashtu do të përfitojnë trajnime të ndryshme dhe aktivitete të shumta”.

“Nga faza e I-rë e këtij projekti në 10 komunat përfituese kanë përfituar rreth 3 mijë të rinj përmes granteve dhe trajnimeve të shumta”, ka njoftuar ministri Elbert Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportit ditor të inteligjencës britanike sa i përket luftës…