Inteligjenca britanike: Ukraina po rikthen territoret e pushtuara nga Rusia në vitin 2014

27 qershor 2023 | 13:00

Sipas raportit ditor të inteligjencës britanike sa i përket luftës në Ukrainë, kundërofensiva e ukrainasve ka bërë përparim në territorin e pushtuar nga forcat ruse që nga viti 2014.

Forcat ukrainase përparuan në lindje të fshatit Krasnohorivka pranë qytetit të Donetskut në lindje të Ukrainës, sipas një raportit të postuar në Twitter.

“Sulmet e shumëfishta të njëkohshme të fundit të Ukrainës” në të gjithë Donbasin, “ka gjasa të kenë mundur” forcat e ‘Republikës Popullore të Donetskut’ të panjohur ndërkombëtarisht dhe njësitë çeçene që veprojnë atje, thuhet në raport duke cituar inteligjencën.

Pas rebelimit të pjesëtarëve të Wagnerit, aeroplani i themeluesit të këtij grupi famëkeq rus ka ateruar në Bjellorusi

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar çdo ditë informacione mbi ecurinë e luftës, që nga fillimi i saj më shumë se 16 muaj më parë.

Në anën tjetër, Moska akuzon Londrën për një fushatë ‘dezinformimi’.

Këto akuza ndodhin, pasi Kremlini nga fillimi i luftës është munduar të fshehë të dhënat mbi humbjet si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Australi pritet të organizohet për herë të parë një…