
Edhe 786 raste aktive me Covid
15 tetor 2021
| 15:06
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 786 raste aktive me Covid.
Ndërkohë kjo ministri ka treguar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 20 raste të reja me Covid.
“Nga 1 467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786.”, ka njoftuar MSh-ja.