Edhe 80 fermerë mitrovicas përfitojnë serra nga komuna

20 prill 12:40

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Ekrem Sadiku, kanë nënshkruar të premten kontratat me 80 fermerë përfitues të serrave.

Me këtë rast Bahtiri ka thënë se është i lumtur që komuna është në gjendje që të ndihmojë sektorin e bujqësisë, përkatësisht fermerët e komunës përmes projekteve të ndryshme.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Ekrem Sadiku, i ka njoftuar fermerët përfitues të serrave, se konkurrenca ka qenë mjaftë e madhe pasi që për 80 serra janë paraqitur mbi 180 kandidatë, nga të cilët komisioni prej tre anëtarësh i ka përzgjedhur ata të cilët i kanë plotësuar kriteret.

Ai ka thënë se nga 80 serra, dhjetë janë të mëdha, me mbi 200 metra katrorë, kurse të tjerat janë serra familjare, për të cilat komuna ka siguruar subvencione në vlerë prej 40.000 euro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka një shtrirje krahësh prej 117 metrash, thuajse dyfishin e…