Edhe Abazi dhuron gjysmën e pagës për fondin kundër koronavirusit

17 prill 2020 | 13:36

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka bërë me dije se do të dhurojë gjysmën e pagës në  përkrahje për luftën ndaj koronavirusit.

“Në përkrahje të institucioneve në betejën kundër koronavirusit, duke dhuruar 50 për qind të pagës, i bashkëngjitëm kryeministrit dhe deputetëve të LV-ë, mërgatës dhe të gjithë atyre që kanë dhuruar dhe po vazhdojnë te dhurojnë. Me solidaritet e me dashuri të qëndrojmë bashkë kundrejt sfidës prej së cilës do të dalim edhe më të fortë. Nderim e respekt për personelin shëndetësor dhe punonjësit e sektorëve që pa reshtur janë në shërbim të qytetarëve”, ka shkuar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Spanjë ka shkuar në…