Edhe ambasadori amerikan reagon ndaj sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit

24 shkurt 2020 | 19:49

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se në sistemin demokratik të Kosovës nuk duhet të ketë vend për dhunë, pavarësisht nëse arma e zgjedhur është armë, gaz (lotsjellës) ose vezë.

“Kjo nuk është shaka, dhe ata që bëjnë dhunë dhe ata që e inkurajojnë atë duhet ta konsiderojnë dëmin për reputacionin e Kosovës”, ka shkruar Kosnett në një postim në Twitter.

Madje, sipas tij, edhe arsyetimi se “edhe ata na e bënë këtë” nuk është justifikim.

“Respektoni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin”, ka shkruar tutje Kosnett në Twitter.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para disa ditësh është sulmuar me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në ShBA. Ai…