Edhe ambasadori francez reagon për situatën në veri: Koha për përgjegjësi

06 nëntor 2022 | 08:53

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në mesnatë lidhur me tensionimin e situatës në veri të vendit.

Guerot i ka ftuar të gjithë për përmbajtje dhe përgjegjësi.

“Tani është koha që të gjithë të ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi”, ka shkruar ambasadori francez në “Twitter”.

Guerot ka shpërndarë, gjithashtu, deklaratën e lëshuar më herët të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Khersonit, ndërsa…