Edhe Benfica kualifikohet në çerekfinale te Ligës së Kampionëve
15 mars 2022
| 23:05
Ajaxi është befasuar në shtëpi ndaj portugezëve të Benficës.
Një lojë e vakët ku Ajaxi tentoi disa herë por pa rezultat. Holandezët qarkulluan shumë topin por nuk arritën dot të depërtonin mbrojtjen e ekipit portugez.
Befasia vjen në minutën e 77-të ku një goditje e lirë nga Grimaldo ka harkuar mrekullisht topin në kokën e Nunez i cili e dërgoi mjeshtërisht topin në rrjetë.
Atletico Madrid dhe Benfica janë dy ekipet të cilat prenë një biletë për në fazën tjetër.



