Edhe Chelsea në garë për Lewandowskin

18 maj 2021 | 21:20

Chelsea ka kontaktuar sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka raportuar sot Sky Sport në Gjermani.

Lewandowski ka pasur edhe një sezon të shkëlqyer në Bundesliga dhe Bayerni nuk është në disponim që ta lejojë largimin e polakut.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar thashethemet për të ardhmen e tij, me skuadrat si; Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain që i janë ofruar atij.

Chelsea po ashtu thuhet se janë shumë të interesuar për Lewandowskin, por Premier Liga nuk shihet më si një destinacion atraktiv për sulmuesin, i cili raportohet se preferon Spanjën nëse largohet nga Gjermania.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të marte janë publikuar pamjet e rrahjes në mes…