Edhe dy raste pozitive me koronavirus në veri

09 prill 2020 | 12:47

Në veri të Kosovës, dy raste pozitive me koronavirus janë raportuar në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq, ka bërë me dije specialisti i epidemiologjisë, Aleksandër Antonijeviq.

Që nga dita e djeshme, për analizë janë dërguar 29 mostra, dy prej të cilave janë pozitive.

Një burrë nga Zubin Potok dhe një grua nga Leposaviqi ishin infektuar.

Janë gjithsej 38 persona të infektuar në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Nga këto raste, 20 janë në veri të Mitrovicës, në Zveçan 10, në Leposaviq katër (njëri prej të cilëve vdiq), në Zubin Potok 3 dhe 1 në komunat në pjesën qendrore të Kosovës, raporton “Radio Kontakt Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa Britania po hyn në atë që shkencëtarët thonë se…