
Edhe dy raste të dyshimta me koronavirus në Kosovë, priten rezultatet
25 shkurt 2020
| 15:33
Dy djem të ri janë shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët janë shtrirë para një ore e gjysmë, me dyshimin se mund të jenë prekur nga koronavirusi.
Këtë për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi.
Pritet publikimin i rezultateve.
Derisa po këta dy djem kanë udhëtuar në Itali edhe meqë atje u përhap virusi, kanë ardhur për tu testuar.
Me këta, numri i të dyshuarëve shkon në tetë, pasi mbrëmë kishin qenë edhe dy të tjerë që kanë dashur të testohen për tu testuar, edhe kanë rezultuar negativ.