Hoti premton rritjen e transparencës në prokurimin publik

25 shkurt 2020 | 15:29

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Abdullah Hoti është takuar sot me Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Osman Vishaj.

Me këtë rast, Hoti ka thënë se do ta rrisin transparencën e prokurorimit publik të nisur nga ish-qeveria Mustafa.

“Do të rrisim transparencën përmes avancimit të prokurimit publik elektronik. Sot kam takuar kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, z. Osman Vishaj dhe anëtarët e tjerë të bordit. Diskutuam për ecurinë dhe avancimin e procesit të transparencës të Prokurimit Publik i nisur në vitin 2015 nga Qeveria Mustafa. Do të angazhohemi të avancojmë më tutje sistemin e prokurimit publik, në veçanti prokurimin elektronik dhe efikasitetin e zbatimit të kontratave”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Imer Lladrovci- 1. Adem Demaci u lind me 26…