Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
20 nëntor 2026
| 19:27
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta, i cili mundëson transferimin e mjeteve financiare brenda pak sekondash, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Sipas njoftimit, sistemi bazohet në teknologjinë TIPS të Eurosistemit dhe do të jetë funksional 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.
Përmes tij, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transfere bankare në çdo kohë, pa u kufizuar nga orari i punës së bankave, fundjavat apo ditët e festave.
Lansimi i këtij sistemi synon lehtësimin e pagesave dhe modernizimin e shërbimeve financiare në Kosovë.



