KEK-u arrin marrëveshje me sindikatat

20 nëntor 2026 | 19:10

Korporata Energjetike e Kosovës ka arritur marrëveshje me dy organizatat sindikale, SR-KEK dhe SPEK, për mbështetje financiare përmes bonusit për të gjithë punonjësit e Korporatës.

Marrëveshja është arritur pas një takimi të përbashkët ndërmjet Bordit të Drejtorëve, Menaxhmentit të KEK-ut dhe përfaqësuesve të dy sindikatave.

Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë takimit janë diskutuar sfidat aktuale të Korporatës, veçanërisht projektet e modernizimit të njësive prodhuese, investimet mjedisore dhe ruajtja e vazhdimësisë së operimeve.

Palët janë pajtuar se stabiliteti i prodhimit dhe siguria energjetike e vendit janë përgjegjësi e përbashkët, duke u zotuar për bashkëpunim në tejkalimin e sfidave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-deputeti i Aleancës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se…