Lekaj: Kosova është kapluar nga agonia, po vërehet mungesa e liderëve si Thaçi, Haradinaj e Veseli në vendimmarrje

20 nëntor 2026 | 19:04

Ish-deputeti i Aleancës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se Kosova po përballet me mungesë të lidershipit, vizionit dhe vendimmarrjes.

Ai ka bërë me dije se po vërehet mungesa e Hashim Thaçit, Kadri veselit dhe Ramush Haradinajt në udhëheqjen e Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se historia dhe përgjegjësia shtetërore e këtyre tre liderëve nuk mund të mohohet.

“Kosovën e ka kapluar agonia. Kemi ardhur në një pikë ku duket se nuk ka më ku shkon më keq. Sot po shihet më shumë se kurrë mungesa e liderëve që dikur mbanin peshën e shtetit dhe të politikës: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli. Mund të kemi mospajtime politike, por historia dhe përgjegjësia shtetërore nuk mund të mohohen. Kosova po përballet me mungesë të lidershipit, vizionit dhe vendimmarrjes. Zoti e ruajtë Kosovën!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, mori pjesë në…