Seancë në kampusin e UP-së për objektin e ndërtuar në kohën e okupimit

20 nëntor 2026 | 18:30

Sot, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, Gjykata Themelore në Prishtinë, nën drejtimin e gjyqtarit të çështjes, mbajti seancën për këqyrjen e vendit të ngjarjes në kuadër të kontestit pronësor ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, lidhur me objektin e ndërtuar në kampusin universitar gjatë kohës së okupimit nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Universiteti i Prishtinës po vazhdon të vërë në dispozicion të gjykatës të gjitha faktet dhe dëshmitë që lidhen me tjetërsimin e kësaj prone gjatë kohës së sistemit të aparteidit në Kosovën e viteve 1990.

UP-ja është e bindur se, ashtu siç ndodhi para disa javësh me fillimin e rikthimit të pronave pranë Fakulteteve Teknikë dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, edhe kjo çështje do të marrë zgjidhjen e duhur në rrugë ligjore.

Universiteti i Prishtinës është i vendosur dhe i përkushtuar që të gjitha pronat në shfrytëzim të tij të përdoren vetëm për dije, kërkim shkencor dhe zhvillim të vendit e shoqërisë kosovare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Prof. dr. Agim R. ZOGAJ Trumpi: “Ne po bëjmë…